Koha për të përgatitur një ato recetat e shijshme dhe tradicionale.

Pa shumë mund dhe kosto, Shije ju tregon si ti realizoni vetë qullopitet me kunguj dhe miell misri.

Përbërësit: 

  • 500 gr miell misri
  • 500 gr kungull të njomë
  • 1 gotë qumësht
  • 200 gr djathë
  • 2-3 kokrra vezë
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • ½ lugë kafe limontoz
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • pak majdanoz, koper, nenexhik

Përgatitja: 

  • Fillimisht grijmë kungujt në rende. Në një enë hedhim miellin e misrit, kungullin e grirë, erëzat dhe djathin. Përziejmë qumështin mirë me sodën dhe limontozin.
  • Rrahim vezët, shtojmë qumështin duke e rrahur dhe më pas shtojmë vezët me qumështin në enën ku kemi vendosur përbërësit e tjerë. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe pak vaj dhe e përziejmë mirë brumin.
  • Lyejmë një tavë me pak vaj, e spërkasim me pak miell dhe vendosim masën e përgatitur duke e niveluar mirë.
  • E spërkasim me vajin e mbetur dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Marrë nga Balkanweb. Receta realizuar nga Zonja Katerina