“Unë jam në dishezë tani, duhet të kujdesem për shëndetin se me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja tre autobotë. Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë kilogramë”.

Kështu ka rrëfyer dje këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ai pohoi se ka hequr përfundimisht dorë nga alkooli që në vitin 2015 kur u arrestua nga policia, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Me përjashtim të ndonjë gotë verë me shoqërinë për gëzime, këngëtari Gjoka duket se ka bërë një kthesë të madhe në dietën e tij dhe kjo padyshim është për tu përgëzuar.

Madje në datën 4 tetor në amfiteatrin e liqenit të Tiranës, do të kemi një superkoncert prej tri muskutierëve të muzikës shqiptare, mes tyre Elton Deda dhe Redon Makashi.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit