Nëse ka diçka që është shumë e vështirë për t’u fshehur në fytyrë, janë pikat e bezdisshme të zeza që formohen nga yndyra e tepërt dhe papastërtitë.

Më poshtë do t’ju tregojmë si t’i eliminoni pa hequr dorë nga komoditeti i shtëpisë.

Avull

Është mënyra më e zakontë për t’i eliminuar pikat e zeza. Zjeni ujë në një tenxhere dhe brenda hidhini disa gjethe eukalipti. Vendoseni fytyrën mbi tenxhere për 20 minuta. Që kjo metodë të jetë më efektive, mbulojeni kokën me peshqir në mënyrë që avujt të shkojnë direkt tek poret.

Maskë me mollë dhe limon

Limoni kontrollon prodhimin e yndyrës, kurse molla ndihmon në reduktimin e papastërtive. Duhet vetëm të shytpni gjysmë molle dhe të shtoni lëngun e një limoni. Lëreni mbi pikat e zeza për 15 minuta këtë maskë dhe hiqeni me ujë të vakët.

Limon dhe kripë

Përzjeni lëngun e një limoni me pak kripë dhe aplikojeni tek pikat e zeza. Lëreni të veprojë për 14 minuta dhe lani fytyrën me ujë të vakët.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit