Plakja është pjesë natyrale e jetës. Të gjithë e dimë se vitet e kaluara lënë gjurmë të dukshme në pamjen dhe mirëqenien tonë. Është krejtësisht e pamundur të ndalosh veprimet normale, të cilat ndodhin çdo ditë në trupin tënd dhe të bëjnë që të dukesh më “i vjetër”.

Plakja ngadalëson dhe përkeqëson pothuajse të gjitha funksionet e trupit, duke përfshirë performancën mendore, shikimin, pamjen e lëkurës dhe seksualitetin.

Pra, cilat janë shenjat e para të rënies fizike dhe mendore dhe si mund t'i përmirësoni ato?

 Ju vini re njolla të errëta në lëkurë dhe rrudha
Me plakjen, lëkura juaj humbet elasticitetin. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit e përshpejton këtë. Përdorni kapele, krem mbrojtës dhe krem hidratues rregullisht. Pirja e duhanit dëmton qelizat e lëkurës dhe e bën të hollë. Pra, ndoshta është koha për ta lënë, apo jo?

 Ju nuk jeni aq i koordinuar dhe i fortë sa më parë
Kur nivelet e hormonove tuaja riprodhuese zvogëlohen (kjo zakonisht ndodh në menopauzë), trupi juaj mund të dështojë për të përthithur kalcium sipas nevojës. Duhet të konsumoni më shumë qumësht, sardele dhe brokoli. Kjo i bën kockat e dobëta dhe të prirura për thyerje. Ushtrimet e rregullta si vrapi, tenisi, mund t’ju ndihmojë të mbani muskujt e fortë dhe të parandaloni dobësimin e kockave gjatë menopauzës.

 Ju vuani nga kapsllëku
Mungesa e aktivitetit fizik, sasia e pamjaftueshme e fibrave ushqyese dhe dehidratimi mund të kontribuojnë në kapsllëk. Për ta shmangur atë, hani më shumë fruta, perime, drithëra dhe qëndroni aktivë.

 Ju harroni gjëra
Ne të gjithë harrojmë diçka kohë pas kohe. Por nëse kjo ndodh shumë shpesh, ose bëhet e vështirë për ju të mbani mend emrat e të afërmve të ngushtë ose keni vështirësi në orientimin në vende të njohura, është koha për të vepruar. Përqëndrohuni në dietë të shëndetshme, aktivitet fizik, stimulim mendor (si fjalëkryqe) dhe komunikim shoqëror për të përmirësuar performancën tuaj mendore dhe për të parandaluar “çmenduritë”.

 Ke vështirësi të dëgjosh biseda, veçanërisht nëse ka shumë njerëz që flasin së bashku
Dëmtimi i dëgjimit të lidhur me moshën zakonisht është rezultat i stresit oksidativ, problemet me qelizat nervore dhe enët e gjakut. Kushtet kronike si diabeti dhe sëmundjet cerebrovaskulare, si dhe “pirateria” e pirjes së duhanit dhe alkoolit, mund të përkeqësojnë humbjen e dëgjimit dhe të bëjë të ndiheni keq gjatë bisedave. Për të shmangur përkeqësimin e dëgjimit, vlen të kontaktoni menjëherë mjekun në fazën fillestare të problemit.

Ju nuk mund të kontrolloni fshikëzën
Për të parandaluar këtë problem, ushtrohuni rregullisht, eliminoni pirjen e duhanit dhe kufizoni ekspozimin ndaj irrituesve të fshikëzës, si alkooli, kafeina dhe pije të gazuara.

Beli juaj është bërë më i madh
Ulja e estrogjenit ka një lidhje të ngushtë me shtimin e peshës. Studimet zbuluan se gratë në menopauzë kanë shumë më shumë gjasa të grumbullojnë yndyrë shtesë në bel. Ndjekja e një diete me kalori të ulët dhe të qënit fizikisht aktivë, janë opsionet më të mira, të cilat mund të ndihmojnë në ruajtjen e peshës tuaj optimale dhe në parandalimin e pasojave të dëmshme si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

 Ke humbur seksin
Tharja vaginale është një problem i zakonshëm për gratë e moshuara që çojnë në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Arsyeja është ndoshta luhatjet hormonale. Bisedoni me mjekun për shëndetin tuaj seksual dhe ndani nevojat me partnerin tuaj.

Buzëqeshja juaj po venitet
Me kalimin e kohës smalti i dhëmbëve është bërë i verdhë. Çfarë duhet të bëni? Lani dhëmbët dy herë në ditë, mos harroni të vizitoni dentistin rregullisht, shmangni kafet e nxehta dhe arrat.

Këmbët tuaja dëmtohen lehtë
Këmbët me rritjen në moshë, përkeqësohen. Thembrat plasariten, dalin shpesh flluska, skuqen. Kujdesuni për këmbët tuaja, hidratojini ato dhe zgjidhni këpucë të rehatshme.

Përshtati: Adela Zeneli
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit