Jeni kuriozë të përgatisni një pastiçe fshati? Epo ja tek e keni recetën e cila ju tregon hap pas hapi si ta realizoni. 

E sigurtë që në fund shija do jetë aq tunduese sa mund të lëpini edhe gishtat! 

Përbërësit: 

  • 500 gr makarona
  • 300 gr djathë
  • 3 gota qumësht
  • 3-4 vezë
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 1-2 lugë gjelle gjalpë
  • 1-2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja: 

  • Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë për 4-5 minuta (jo plotësisht) në ujë të bollshëm me kripë.
  • Ndërkohë në një enë shkrijmë niseshten në qumësht e trazojmë mirë, më pas shtojmë vezët duke vazhduar trazimin.
  • Vendosim një tenxhere në zjarr me pak gjalpë dhe sapo gjalpi të fillojë të shkrijë shtojmë masën e përgatitur me qumësht, niseshte dhe vezë. E trazojmë vazhdimisht me telin e vezëve derisa qumështi të marrë valë.
  • Makaronat e zjera i vendosim në një tas ku shtojmë djathin e thërrmuar dhe vajin e ullirit. I përziejmë mirë dhe më pas i vendosim në një tavë duke i niveluar mirë.
  • Pasi qumështi me niseshte dhe vezë të jetë lidhur, të jetë bërë si kremoz, e shtojmë mbi makaronat. E vendosim pastiçen në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

Receta marrë nga balkanweb/Realizuar nga Zonja Katerina