Pse vazhdoni ende të pini pije me gaz, cola dietike, ujë me gaz dhe pije të tjera me ngjyrues artificialë, konseravantë dhe ngjyrues. Pse të mos provosh këto pije të freskëta, aromatike, plot vitamina e antioksidantë që ju japin energji, ju hidratojnë dhe detoksifikojnë? Vendosni fruta dhe erëza të freskëta nëpër kana me ujë dhe lërini të veprojnë 30 minuta para se t’i pini.

-Çaj jeshil, mente, lime. Djeg yndyrat, ndihmon tretjen, kuron dhimbjen e kokës, kongjestionin dhe freskon frymëmarrjen.

-Luleshtrydhe, kivi. I bën mirë shëndetit kardiovaskular, mbron sistemin imunitar, rregullon sheqerin në gjak dhe tretjen.

-Kastravec, lime, limon. Largon ujin e tepërt nga trupi, fryrjen, kontrollon urinë, hidraton, rregullon tretjen.

-Limon, lime, portokall. Përmirëson tretjen, vitamina C mbron sistemin imunitar. Pijeni këtë pije në temperaturën e ambientit.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit