Një ditë më parë, Top Channel denoncoi skandalin me verën e shitur në një nga restorantet e Tiranës. Falsifikimin e saj e treguan edhe analizat.

Gazetarja e kronikës në fjalë tregoi fare thjeshtë sesi mund të përgatitet në laborator vera sintetike, ose thënë ndryshe vera pa rrush.

Për ta përgatitur atë nevojiten:

  • 1 L ujë i destiluar
  • 120 ml alkool Etilik
  • 0.4 gram ngjyrues (i kuq dhe i zi)
  • 6 gram acid Tartrik
  • 0.1 gram taninë
  • 5 ml glicerinë 

Enologu Krenar Gozhdari, në vetëm 10 minuta arrin ta përgatisë këtë verë që mbizotëron tregun shqiptar dhe kostoja e të cilit shkon vetëm 100 lekë për litër.

Sipas specialistëve abuzimi me këto substanca dëmton rëndë shëndetin e njëriut, duke çuar deri në verbim ose gjendje shoku.

Ja pra që pa nevojën e rrushit, tokës apo vreshtave ti mund të prodhosh verë e ta shesësh në treg, deri në ditën që autoritetet përkatëse do të kujtohen ti japin fund kësaj marrëzie!

Përshtatur nga Top Channel