Një studim i botuar sot në revistën Pediatrics bën të ditur se përdorimi i larësve kastile për duart nga fëmijët, redukton sëmundjet shumë herë më tepër sesa larja me ujë dhe sapun.

Hulumtuesit në Spanjë zbuluan se fëmijët që pastronin duart me higjenizantë në vend të sapunit dhe ujit ulën numrin e mungesave në shkollë, infeksionet e frymëmarrjes dhe recetat me antibiotikë.

Studiuesit kanë bërë pjesë të kërkimit 911 fëmijë deri në moshën 3 vjeçare, të cilët kanë marrë pjesë në 24 qendrat e kujdesit në Almeria të Spanjës. Ata i ndanë fëmijët, familjet dhe qendrat e kujdesit të tyre të përditshëm në tri grupe: Një grup përdorën dezinfektues për duart e pastra, grupi tjetër sapun dhe ujë, të dy me protokolle strikte për higjienën. Grupi i kontrollit, ndoqi rutinat e zakonshme të larjes së duarve.

Studiuesit i dhanë rregulla duke përfshirë larjen e duarve para dhe pas drekës, pasi arritën në shtëpi dhe pas kollitjes ose tështitjes.

Autorët e studimit zbuluan në fund se grupi i sapunit dhe ujit kishte një rrezik 21% më të lartë të kontraktimit të infeksionit të frymëmarrjes , për shembull rrjedhje të hundëve, kollitje, dhimbje fyti, dhe një rrezik 31% më të lartë për të përdorur antibiotikë, sesa ata që përdorën dezinfektues për duart.

Larja e duarve, si një mënyrë për të parandaluar infeksionet, nuk është më lajm i ri.

Ne e dimë se kjo funksionon. Rëndësi tani ka jo vetëm larja e duarve, por mënyra si i lajmë ato. Dhe në këtë drejtim, sipas këtij studimi të publikuar sot edhe në gjigantin britanik CNN, higjenizanti i duarve i mban fëmijët larg sëmundjeve që shkaktohen si rrjedhojë e mikrobeve!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit