Një mëngjes super i shëndetshëm për të gjithë familjen. Për përgatitjen e kësaj recete ju duhen vetëm pak minuta dhe për më tepër do t’ju shijojë pa masë.

Përbërësit:

  • 2 1/2 gotë kos
  • 3/4 lugë gjelle vanilje
  • 1 1/2 gota arra
  • 3/4 filxhan çaji mjaltë 

Përgatitja:

  • Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 180 gradë Celcius.
  • Hidhni arrat në një letër pjekje dhe vendosini në furrë.
  • Lërini të piqen për 8 minuta. Më pas hidhini në një tas të ftohen.
  • Kombinoni kosin, vaniljen dhe arrat në një tas për servirje.
  • Hidhni mbi të mjaltin dhe pak pluhur kanelle.
  • Shërbejeni menjëherë ose mund ta ruani në frigorifer.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit