Keku i bërë në shtëpi ka një shije dhe aromë thjesht të mrekullueshme! Njihuni me përbërësit dhe përgatitjen e recetës së mëposhtme.

Do ta ëmbëlsojë ditën tuaj.

Përbërësit:

  • 1 pako puding me shije limoni
  • 1 ½ gota sheqer
  • ¾ gotë gjalpë, pa kripë
  • 4 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 ¾ gota miell
  • 2 lugë gjelle lëkurë limoni
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 ¼ gota qumësht
  • 3 lugë gjelle niseshte
  • 1 gotë vaj
  • 1 lugë çaji kripë
  • 4 vezë

Përgatitja:

  • Ngrohni së pari furrën në temperaturën 180 gradë Celcius. Lyeni një tavë me pak gjalpë dhe spërkateni me miell. Lëreni mënjanë.
  • Në një tas të vogël miksoni miellin, niseshtenë, pluhurin pjekës dhe kripën.
  • Përdorni një mikser elektrik dhe kombinoni së bashku gjalpin me sheqerin, derisa të bëni një masë të butë. Shtoni edhe pudingun me shije limoni dhe përziejini sëbashku.
  • Në një enë tjetër rrihni vezët. Shtoni lëkurën e limonit dhe përzierjen me miell.
  • Hidhni qumështin, vajin dhe ekstraktin e vaniljes. Përziejini mirë me mikserin elektrik derisa të merrni një masë homogjene.
  • Hidheni brumin në tavë dhe vendoseni në furrë të piqet për 50-60 minuta. Largojeni kekun nga furra dhe hidhini përzierjen me puding. Shërbejeni me pak lëkurë limoni të grirë! Ju bëftë mirë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​