Për një mëngjes të shpejtë dhe të shijshëm, provoni të gatuani këto bukë të vogla të skuqura. Mund t’i servirni me reçel, mjaltë ose me shurup panje.

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji kripë
  • ¾ gotë ujë
  • Vaj luledielli për skuqje

Përgatitja:

  • Miksoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën në një tas të madh. Shtoni ujin gradualisht dhe përziejini përbërësit me duart tuaja derisa të bëni një masë brumi homogjene.
  • Merrni pak brumë dhe bëni disa bukë të vogla. Nxehni vajin dhe renditni në të bukët.
  • Piqini në të dyja anët për rreth 3 minuta. Kullojini dhe vendosini në një pjatë ku keni vënë më parë një pecetë kuzhine.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit