Spinaqi është një perime e shijshme dhe perfekte për fëmijët. Kjo tavë në formë beshameli kremoz do të bëhet e preferuara juaj sapo ta mësoni si përgatitet.

Përbërësit

  • 500 gr spinaq i freskët
  • 45 gr qepë të njoma
  • va ulliri
  • kripë

Për beshamelin

  • 30 gr gjalpë
  • 30 gr miell
  • 300 ml qumësht
  • pak arrë moskat
  • kripë

Përgatitja:

  • Pasi keni larë spinaqin, vendoseni në një tigan me 4 lugë ujë dhe pak kripë. Vendoseni kapakun dhe lëreni të ziejë derisa të zbutet. Hiqeni mënjanë pastaj.
  • Ndërsa spinaqi është duke zier, përgatisni beshamelin. Shkrini gjalpin, fikni zjarrin dhe shtoni miellin e situr duke e përzier me një rrahëse vezësh për të evituar formimin e kokrrizave. Më pas vendoseni në zjarr të ëmbël dhe përziejini derisa mielli të marrë ngjyrë të artë.
  • Shtoni qumështin duke e përzier fort me rrrahëse. Ziejeni 5-6 minuta derisa salca të trashet. Hidhii kripë dhe pak arrë moskat.
  • Grini spinaqin e zier dhe qepën e njomë (vetëm pjesën e bardhë). Ngrohni pak vaj ulliri në një tigan, shtoni qepën dhe skuqeni në zjarr të ulët, më pas shtoni spinaqin dhe kripën disa minuta para se ta përzieni me beshamelin. Hidhini dhe pak kripë e piper dhe shijojeni!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit