Me origjinë të lashtë, uthulla, përveçse është një aditiv i çmuar për ushqimet tona, është dhe një aleate e dobishme e shëndetit sepse ndihmon në luftimin e një serie të pafund shqetësimesh në mënyrë natyrale dhe efikase. Mes shumë tipologjive të uthullës, ka meritë dhe ajo balsamike e cila nva viti 2001 bën pjesë vlerat e mbrojtura.

Benefitet e uthullës në lëkurë

Le të shohim së bashku cilat janë këto veti të çmuara të uthullës:

  • Uthulla eliminon akumulimet e yndyrave në trup, edhe përs shkak se është një diuretik natyral. Përdoret gjithashtu në shumë trajtime estetike si kompresa e maska për shkak të vetive të saj eksfoliuese dhe rigjeneruese. Efekti i saj tonik mbyll poret dhe zbut epidermën.
  • Uthulla përmban shumë komponentë bio-aktivë që e bëjnë atë një antioksidant natyral, të aftë për të luftuar plakjen qelizore dhe sëmundjet që derivojnë prej saj, të tilla si kanceri.
  • Uthulla njihet për vetitë e saj baktericidale të cilat parndalojnë çrregullimet gastrointestinale, mjafton të pini disa gota ujë në ditë ku keni holluar pak uthull molle.

Uthulla, vetitë anti-inflamatore

  • Uthulla është një inflamator në gjendje të luftojë dhimbjen e fytit përmes gargareve me ujë. Gjithashtu nëse tampononi uthull në vendet ku ju kanë pickuar insektet, ju largohet kruarja dhe fryrja. Nëse spërkasni lëkurën me uthull vere të bardhë, mbani larg mushkonjat.
  • Uthulla stimulon prodhimin insulinës tek personat e prekur nga diabeti i tipit 2, mjafton të marrësh 2 lugë kafeje para gjumit. Edhe medikamentet glicemike përfitojnë pasi uthulla ul sheqerin në gjak.
  • Ushqimet ruhen shumë mirë në uthull pikërisht sepse është një antibakterial i fuqishëm që shmang dekompozimin e ushqimit të shkaktuar nga përhapja e mikroorganizmave. Acidi acetik i gjendur në uthull mban nën kontroll presionin e lartë të gjakut, mjafton ta përdorësh rregullisht në ushqime.
  • Nëse zieni 100 gram gjethe hithre në gjysmë litri ujë ku keni shtuar gjysmë litri uthull molle, keni përftuar një medikament të mrekullueshëm për të luftuar zbokthin. Sapo të jetë ftohur masazhoni skalpin me të për disa minuta.
  • Mes gjithë llojeve të uthullës, uthulla balsamike është e shkëlqyer, një tip uthulle e krijuar nga fermentimi alkoolik dhe acetik i mushtit të filtruar dhe zier. Ky tip i uthullës e ka origjinën nga provinca e Modenas. Uthulla balsamike forcon sistemin imunitar në sajë të fuqisë së saj antioksiduese dhe lufton radikalet e lira, përgjegjëse për procesin e plakjes. Gjithashtu ngadalëson aktivitetin gastrik, lufton urinë dhe është e shkëlqyer në dieta sepse është e varfër në yndyra.
  • Uthulla balsamike nuk ka kolesterol dhe është e vlefshme për personat me probleme kardiovaskulare.
  • Nëse hollohet me pak ujë, uthulla balsamike zbut kollën dhe lehtëson dhimbjen e fytit. Uthulla balsamike është anti-virale, lufton herpesin nëse aplikohet disa herë në ditë me pak pambuk sapo të shfaqen shenjat e para të tij; zbut kallot e këmbëve dhe normalizon serumin në lëkurat e yndyrshme.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit