Shpeshherë mund të keni dëgjuar se frutat kanë sheqer dhe jeni treguar të rezervuar në konsumin e tyre. Edhe pse një sheqer i natyrës, padyshim mbikonsumimi i frutave ndonjëherë mund të shkaktojë më tepër dëm sesa mirë.

Prandaj Shije ju rendit më poshtë frutat të cilat mund ti hani pa frikën e marrjes së sheqerit apo kalorive të tepërta: 

  1. Nga 100 gram manaferra- Merrni 4 gram sheqer dhe 42 kalori
  2. Nga 100 gram luleshtrydhe- Merrni 6 gram sheqer dhe 30 kalori
  3. Nga 100 gram boronica- Merrni 10 gram sheqer dhe 70 kalori
  4. Nga 100 gram kivi- Merrni 10 gram sheqer dhe 55 kalori
  5. Nga 100 gram ananas- Merrni 10 gram sheqer dhe 46 kalori
  6. Nga 100 gram mjedra- Merrni 4 gram sheqer dhe 30 kalori
  7. Nga 100 gram shalqi- Merrni 7 gram sheqer dhe 32 kalori
  8. Nga 100 gram avokado- Merrni 0.5 gram sheqer dhe 200 kalori 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit