A jeni gati për një dietë një javore? Me atë rast humbisni edhe 3 kilogramë si pa e kuptuar.

Më poshtë Shije ju tregon menunë për secilën ditë të javës dhe vakt. Disa nutricionistë mendojnë se të marrit 1200 kalori në ditë është një mënyrë e shkëlqyer për ta djegur dhjamin pa e dëmtuar trupin tuaj.

Ky plan diete është një opsion i mirë për ata që nuk duan të numërojnë kaloritë dhe që duan të ndjekin një dietë të shijshme dhe të lehtë.

Ju duhet të hani tri herë në ditë në të njëjtën kohë dhe ju lejohet të zëvendësoni disa perime ose fruta.

Dita 1

  • Mëngjesi: Gjysma e një filxhani me qumësht dhe drithëra. Një frut.
  • Dreka: Dy pite me kastravec, domate, speca dhe qepë
  • Darka: 150 gr të gjoksit të pulës të zier, asparagë zgare dhe sallatë brokoli të zier.

Dita 2

  • Mëngjesi: Manaferrat e ngrira, me banane dhe mjaltë.
  • Dreka: Një tas me supë perimesh dhe djathë pa yndyrë.
  • Darka: 150 gr salmon i pjekur në skarë me brokoli, hudhër dhe salcë kosi

Dita 3

  • Mëngjesi: Bullgur me një gotë qumësht, një banane dhe një lugë çaji mjaltë.
  • Dreka: Një tas sallatë pule me qepë, tranguj, domate, zarzavate dhe salcë kosi-krem.
  • Darka: 100 gr karkaleca të ziera me lëng limoni, një filxhan brokoli.

Dita 4

  • Mëngjesi: Dy feta bukë gruri me djatë chedar dhe kastravec, gjysmë gotë qumështi të skremuar.
  • Dreka: Një tas supë domateje, 100 gr pulë të pjekur në skarë me hudhër.
  • Darka: Pure kungulli me salmon

Dita 5

  • Mëngjesi: Një filxhan qumësht me drithëra dhe një gotë lëng ananasi.
  • Dreka: Dy feta Quesadilla me kërpudha
  • Darka: 150 gr mish gjel deti me sallatë fasuleje

Dita 6

  • Mëngjesi: Një kifle me boronicë dhe një filxhan kafe.
  • Dreka: Një tost me ton, kastraveca dhe djathë çedar
  • Darka: Një vezë e zier, një filxhan brokoli.

Dita 7

  • Mëngjesi: 1 vezë e fërguar me domate dhe zarzavate, një gotë me lëng portokalli.
  • Dreka: Sallatë fasuleje me zarzavate, qepë, speca dhe një lugë çaji vaj ulliri.
  • Darka: 75 gr biftek i pjekur në skarë dhe kungull i njomë përsëri i pjekur në skarë.

Përshtati: Adela Zeneli
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit