Çdo grua shtatzënë gjatë kohës që është në pritje të fëmijës së saj përballet me probleme të ndryshme shëndetësore. Një problem i njohur nga çdo femër që ka kaluar më parë një shtatzëni është dëmtimi i dhëmbëve, problemet me mishrat e dhëmbëve, si dhe prekje nga kariesi.

Gjëja e parë që çdo grua shtatzënë duhet të dijë është kontrolli periodik tek stomatologu, para dhe gjatë kohës së shtatzënisë.

Trajtimet e vështira nuk kryhen gjatë shtatzënisë, por mirëmbajtja e dhëmbëve dhe higjiena orale është parësore. Një tjetër element ndikues me rëndësi madhore për dhëmbë të shëndetshëm gjatë kësaj kohe është dhe regjimi ushqimor.

Mjekët këshillojnë gjithmonë gratë të konsumojnë sa më pak ushqime të pasura me sheqer dhe zëvendësimi i tyre me karbohidrate të shëndetshme si bananet dhe fasulet.

Ushqimet që ndihmojnë gratë të ruajnë dhëmbët janë:

Kalciumi
Një grua shtatzënë duhet të konsumojë përditë ushqime të pasura me qumësht pasi janë të pasura me kalcium. Kalciumi ndikon drejtëpërdrejtë në zhvillimin e fetusit si dhe në ruajtjen e kockave të gruas.

Ushqimet e pasura me vitamina A, si domatet, kungujt, qumështi, karotat, frutat e detit.
Kjo vitaminë ndihmon në mirëmbajtjen e membranës së mukozës orale.

Ushqimet e pasura me vitamina C, si specat jeshil, ananas, portokalli, kivi, lakra e Brukselit.
Kjo vitaminë mbron dhëmbët nga gjakderdhja. Vitamina C është e  detyrueshme gjatë periudhës së shtatzënisë pasi ndikon dhe në zhvillimin e dhëmbëve të fetusit. Por dhe në ruajtjen e mishit të dhëmbëve të gruas.

Fluori
Fluori është elementi numër një në ruajtjen e dhëmbëve nga kariesi. Që një grua shtatzënë të ruajë dhëmbët nga prishja duhet të konsumojë përditë 1 mg fluorid, nëpërmjet ujit të pa gazuar.

Sasia e ujit duhet të jetë 4 gota në ditë të cilat janë të barazvlefshme me 1 mg fluor.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​