Fati e do që Ed Manushi në ekran të ketë në krah vetëm vajza të bukura. Por ndërsa deri tani e kemi parë vetëm krah biondeve, së shpejti një bukuroshe brune do të jetë pranë tij. Nga një krah me Fioralba Ponarin e nga krahu tjetër me ish-miss Durrësin, Xhilda Luzi, ai do të nisë së shpejti përvojën e prezantimit të programit të së dielës në televizionin Top Channel.

Xhilda Luzi nuk është e panjohur për televizionin, madje është angazhuar dhe në politikë, por tani do ta shohim në një prej ekraneve më të rëndësishme shqiptare. Vetë ajo e ka dhënë lajmin në Instagramin e saj.

"Shihemi së shpejti me #EdiManushin në Top Chanel... Nuk do të flasim për futboll", ka shkruar ajo.