Në Milano do të inagurohet restoranti i parë ku njerëzit do të paguajnë në bazë të numrit të ndjekësve në Instagram.

Duke filluar nga data 15 tetor dy vëllezërit italianë, Matteo dhe Tommaso Pittarello, në restorantin 'This is not a sushi bar', do të ofrojnë 1 ose më shumë pjata falas bazuar në numrin e ndjekësve në rrjetin social më popullor.

Sistemi është shumë i thjeshtë. Ju porosisni pjatën e parë dhe publikoni foton e saj në Instagram duke bërë tag restorantin. Pastaj në varësi të numrit të njerëzve që ju ndjekin në Instagram, ndryshon mënyra se si do të paguani.

Nga 1000 deri në 5000 ndjekës do të kenë një pjatë më të lirë sesa ajo që kanë porositur.

Nga 5 mijë deri në 10 mijë ndjekës do jenë dy pjata falas. Nga 10 000 – 50 000 mijë deri në katër pjata, 50 000 - 100 000 do kenë 8 pjata falas dhe mbi 100 mijë ndjekës do të porosisin gjithçka falas.

Qëllimi i dy vëllezërve nuk është vetëm të tërheqin sa më shumë klientë, por edhe që ata të cilët kanë më pak ndjekës, për shembull një mijë, mund të ushqehen falas./Marrë nga Klubi i Mëngjesit