Dërrasa që amvisat përdorin në kuzhinë është një ndër elementet e rëndësishme, e cila nuk duhet neglizhuar nga pikëpamja e higjienës. Aty mund të pritet buka, mishi, sallata apo edhe perimet. Prandaj kur vjen puna tek larja apo pastrimi i saj duhet të keni kujdes.

Në foton përballë ju keni dy lloje dërrasash. Cila mendoni se është pastruar në mënyrën e duhur?

Epo fiksoni diçka. Lënia e drurit në ujë për një kohë të gjatë shkakton njolla, çarje dhe përhapjen e mikrobeve.

Prandaj:

  • E lini vetëm për disa sekonda në ujë
  • E vendosni diku ku mund të marrë ajër dhe të thahet. Kështu nuk do të mbajë as erë të keqe.
  • E fshini me një leckë me uthull. Shmangni detergjentët.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit