Familja Lila sot u shtua me një vogëlushe të bukur të pagëzuar me emrin Axa. Tani familja është më e madhe dhe kjo është fotoja e tyre e parë së bashku. E sapolindura është në krahët e Ornelës, kurse Ayan, në krahët e babit, nuk ia ndan sytë motrës së vogël.

‘E gjithë bota jemi 4’, shkruan Andi Lila në foton me të cilën na prezantoi dhe Axën. Jetë të gjatë e të bukur Axa!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit