Po ta pyesësh Bes Kallakun ‘cila është bota jote’, nuk do të përgjigjej as Xhensila, as Ajka. Sigurisht ato janë dashuritë e jetës së tij, por të vendosura në një botë ku gjithandej ka domate, për Besin padiskutim kjo do të ishte parajsa në tokë.

 Sot ai ka publikuar një foto mes domateve të tij të dashura në një panair ushqimor, ku shkruan: “Welcome to my world”. Askush nuk do të mërzitej nga kjo përgjigje sepse dobësinë e tij për domatet e dinë të gjithë tashmë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit