Kardamomi (Elettaria cardamomum) është një bimë e mbuluar me  shkurre me origjinë nga Azia Juglindore e cila rritet nga 1 deri në 3 metra lartësi. Prodhuesit më të mëdhenj të kardamomit janë Sri Lanka dhe Malajzia.

Ai njihej edhe në Persi, nga ku është importuar në Europë në më shumë së 3000 vjet më parë. Është përdorur gjithashtu edhe nga grekët e lashtë dhe romakët, më shumë për parfume se sa në ushqime.
 

Përfitimet shëndetësore të kardamomit
Kardamomi ka veti shëruese dhe mund të përdoret në forma të ndryshme. Mund të përdoret i papërpunuar, në formën e tretësirës, si vaj esencial ose si çaj. Efektet e tij shëruese më së shumti evidentohen tek problemet që lidhen me sitemin e tretjes.

Ekstrakti i kardamomit përmban komponentë që ndihmojnë në procesin e tretjes dhe stimulon gjithashtu metabolizmin. Falë kësaj, kardamomi mund të ndihmojnë për të forcuar oreksin, apo për të parandaluar përzierjet dhe të vjellat.

Ai është konsideruar si një diuretik, që  trajton problemet e traktit urinar, pastron veshkat nga kalciumi dhe në këtë mënyrë mund të ndihmojë në humbje peshe, të reduktojë presionin e lartë të gjakut dhe të heqë toksinat nga trupi.

Vaj esencial i kardamomit është përdorur shpesh në masazhet relaksuese për muskujt, për lehtësimin e dhimbjeve si dhe zvogëlon stresin. Çaji i përgatitur me kardamomit ndihmon në lehtësimin e depresionit. Çaji i kardamomit i përzier me kanellë ndihmon në rastet e dhimbjeve të fytit, apo gripit.
 

Përdorimi në ushqime

  • Farat e kardamomit e e humbasin shpejt shijen e tyre, kështu që është mirë të blini fara të gjelbra ose të bardha. Kanë një shije midis të ëmblës dhe të kripurës.
  • Përdoret gjërësisht në kuzhinat botërore, sidomos në atë indiane për përgatitjen e mikseve djegëse. Gjithashtu farat e kardamomit përdoren edhe për përgatitjen e pijeve apo recetave të ndryshme.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit