Prej ditës së djeshme, një prej çifteve më të komentuar të jetës publike, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë zyrtarisht të fejuar.

Në një ceremoni private zhvilluar në një nga lokalet luksoze të kryeqytetit, Armina zgjodhi të ndante herë pas here me publikun në rrjetet sociale detaje të dekorit, menusë dhe fustanin shumëngjyrësh që mbante veshur.

Por lulet nuk ishin pjesë vetëm e fustanit të saj. Ato mbizotëronin tavolinat elegante kombinuar edhe me fruta të stinës të tilla si fiku apo rrushi i zi.

Kjo ditë e shënuar e çiftit duket se fliste me gjuhën e vjeshtës në çdo detaj të saj.

Por përpos të thënave nga mediat online, a jeni kuriozë të dini se çfarë përmbante menuja e fejesës së Arminës dhe Shkëlzenit? Shijes kurrsesi s'mund t'i shpëtonte pjesa më e bukur... ushqimi! 

Menuja përbëhej nga antipasta, tri pjata kryesore dhe në fund konkretizohej me të shumëpriturën ëmbëlsirë!

Në hyrje antipasta përmbante: Mirëseardhjen e shefit, të verdhën e vezës confit, kos, asparag dhe tartuf i zi.

Pjata e parë kishte në brendësi “Albese” karpacio viçi me rukola të egër, domate të thata dhe krem djathi dhie.

Në pjatën e dytë kemi tradicionalen mishi viçi me salcë dhe perime të marinuara.

Në pjatën e tretë kemi pure rrënjësh selinoje .

Menuja qëndronte e vendosur në pjatën e çdo të ftuari, që siç shkruan Revista Class ishin rreth 50.

Vërtet për tu përgëzuar menuja apo jo? E guximshme dhe e përzgjedhur me kujdes! 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit
Foto marrë nga: Orsola Mema, Class Photography