Në një intervistë ekskluzive për Revistën Who, Sara Hoxha, përballë një intervistuesi të pazakontë ka folur pa doreza për një sërë çështjesh pikante në sytë e publikut.

Ajo ka rrëfyer përballë bashkëshortit të saj Ledionit, momente të njohura e të panjohura për publikun, duke filluar me marrëdhënien me të ndjerin babin e saj, marrëdhënien me motrat dhe mamin, fama që e zuri papërgatitur apo kritikat e publikut që s'mbarojnë kurrë. 

E papritur ishte padyshim një shtatzëni e ndërprerë për shkaqe natyrale, por që fatmirësisht u shpërblye me ardhjen më pas në jetë të djalit të tyre London Noor.

Edhe pse shumë e komentuar për të qenurit nënë në moshë kaq të re, Sara shprehet se kur shkon në shpi dhe shikon djalin në sy:  "Them ‘joooo, kjo është gjithçka në jetë’.

 Shije vendosi të sjellë në vëmendjen tuaj edhe metamorforzën që Sara ka kaluar në trupin e saj.

Ja çfarë thotë Sara rreth kësaj:

"Ne jetojmë në një shoqëri ku të jesh i shëndoshë është gabim. Unë nuk dua të predikoj, s’e kam bërë kurrë. Përpara se unë të merrja vendimin për të bërë ‘By-Pass-in’ e stomakut kisha arritur në një fazë gati depresioni, kolesteroli kishte kapur majat, rreziku për diabetin ishte afër, nuk mundesha më të vazhdoja ashtu. Ishte vendimi më i mirë për mua. Unë nuk jam për shtambat. Nuk mendoj se dikush duhet të kritikohet për sa është shëndoshur, sa është dobësuar, se ka bërë gjoksin apo hundën, sepse në fund të ditës kjo nuk ka asnjë impakt për keq në jetën e tjetrit, përkundrazi. Nëse dikush është më i lumtur pasi humbet peshë, rrjedhimisht do të jetë më i lumtur me njerëzit që e rrethojnë dhe energjia kolektive do të ndryshojë për mirë". 

Pyetur nga Ledioni nëse e vret shumë mendjen për pamjen e jashtme, Sara u shpreh se nuk e ka fokus kryesor.

Ëmbëlsirat janë të preferuarat e saj dhe thotë se; "Në një jetë tjetër do isha një pastiçiere në një provincë të Francës, një lloj Julia Child. Me siguri jam rimishërimi i saj”. 

Intervista shkëputur nga Revista Who.com