Vitamina C
Vitamina C jep përfitime të ndryshme shëndetësore dhe rrit imunitetin. Përshpejton proceset shëruese, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve dhe ndihmon në rritjen e tyre si dhe parandalon problemet kardiovaskulare. Ushqimet që e përmbajnë janë domatet, patatet, portokallet, brokoli, kivi, greipfruti, specat, luleshtrydhet.

Vitamina B7
Vitamina B7 ose biotina është e nevojshme për të rritur qelizat dhe sintezën e acideve yndyrore. Ndihmon në shëndetin e mirë të gjendrave, flokëve, lëkurës dhe thonjve. Rregullon kolesterolin dhe është esenciale për rritjen e kockave. Ata që vuajnë nga mungesa e theksuar vuajnë depresioni, anemia, të skuqurat, thonjtë e brishtë, funksionim jo normal i zemrës dhe letargji. Burimi më i mirë janë karotat, thjerrëzat, djathi, arrat, e verdha e vezëve, peshku, specat, patatet e ëmbla, tërshëra, bajamet, bananet, kungulli, frutat e verdhë, orizi kaf, perimet me gjethe jeshile, qumështi dhe kosi.

Vitamina E
Kjo vitaminë ka aftësinë anti-moshë çka parandalon dëmtimin e qelizave dhe ndryshimet në trup që lidhen me moshën.  Gjithashtu parandalon disa lloje kanceri, humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe kataraktet. Gjendet tek gjalpi i kikirikut, vaji i misrit, spinaqi, arrat, bajamet dhe te farat e lulediellit.

Vitamina A
Kjo vitaminë vepron si një antioksidant dhe ndihmon në forcimin e lëkurës, kockave, dhëmbëve, indeve të buta dhe membranave mykotike. Janë të pasura ushqime si qumështi, papaja, kale, pjepri, specat e kuq dhe drithërat e fortifikuar.

Vitamina B6
Vitamina B6 është vitale për sistemin imunitar. E stimulon trupin të prodhojë hormone dhe kimikatet e trurit duke parandaluar humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe depresionin. Gjithashtu trajton dhe problemet me përzierjet dhe të vjellat e shtatzënisë. Ushqimet e pasura: farat, peshku, arroret, banania, mishi, drithërat e fortifikuar, avokado, fasulet, drithërat, frutat e thata.

Vitamina K
Forcon kockat dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Mund të merret nëpërmjet vajit të peshkut, ushqime me drithëra, vaji i sojës dhe perimet me gjethe jeshile.

Vitamina B9
Vitamina B9 ose acidi folik është shumë i rëndësishëm në rastet e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, depresionit, kancerit dhe humbejeve të kujtesës. Mund t’a konsumoni nëpërmjet pjeprit, vezëve, fasuleve, luleshtrydheve, perimeve me fletë jeshile të errët, lëngut të portokallit, shpargujve, drithërave, bishtajoreve.

Vitamina B2
Vitamina B2 e njohur si riboflavin dhe është esenciale për metabolizmin, shëndetin e mirë dhe rritjes normale. Mungesa shkakton sistem të ulët imunitar, ndikon metabolizmin dhe funksionet neurale. Të pasura me vitamin B2 janë qumështi, kërpudhat, bajamet, vezët, arrat, drithërat, të brendshmet, djathi, kosi, perimet me gjethe dhe soja.

Vitamina B12
Kjo vitaminë është vitale për ndarjen e qelizave. Metabolizmin dhe sintezën e proteinave dhe të ndihmon kundër anemisë, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të zemrës. Gjendet tek vezët, qumështi, djathi, peshku, kosi dhe drithërat e fortifikuar.

Vitamina D
Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit, vital për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, sklerozës dhe artritit.
Ekspozimi në diell për 10-15 minuta e ndihmon trupin të prodhojë sasinë e nevojshme ditore.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit