Në mënyrë që të pastroni sipërfaqet me vaj në kuzhinë të tilla si dorezat apo kapakët e kontrabufesë, ju nevojiten dy përbërës. 

Përbërësit: 

  • 1 lugë gjelle vaj kokosi
  • 1 lugë gjelle sodë buke 

Përgatitja:

  • Miksojini të dy përbërësit. E vendosni në vendin me yndyrë dhe më pas e fërkoni me një sfungjer ose leckë.
  • Ju mund të përdorni edhe furçë dhembësh. 

Do të shikoni që rezultati në fund do t'ju kënaqë dhe këtë teknikë mund ta përdorni sa herë që yndyra në dollapët tuaj po bën kërdinë! 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit