Bashkia e Himarës dhe GIZ organizojnë më 27 tetor “Festën e ullirit në Lukovë”. Këtu  pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me varitetet e ndryshme të ullirit si dhe të bëhen pjesë e një konkursi për vjeljen e tij. 

Zona e Lukovës njihet si e pasur me plantacione ulliri në vend dhe pikërisht kjo datë synon të promovojë këtë traditë, por edhe për të mësuar më shumë mbi vlerat e jashtëzakonshme që mbart ky produkt.

 E financuar nga Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga GIZ ky festival do të kthehet në një aktivitet të përvitshëm duke rritur kështu ndjeshëm edhe numrin e turistëve në Lukovë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit