Prej ditës së djeshme në Top Channel ka filluar rrugëtimin një emision i ri: "Hell’s Kitchen ose quajtur ndryshe “Kuzhina e Djallit”.

E teksa filozofia mbetet të gatuarit me profesionalitet deri në detajet më të vogla, Shef Renato duket se nuk lëshon pe, kur diçka nuk shkon siç duhet.

Thyerja e pjatave, hedhja e pjatës në kosh, nervozismi dhe tonet e larta nuk kanë munguar në puntatën e parë që u transmetua dje.

Të shumtë kanë qenë komentuesit në rrjetet sociale, të cilët duken se janë skeptikë përballë një sjelljeje të tillë duke e quajtur Renaton arrogant dhe një kopje të shëmtuar të Gordon Ramsey.

Megjithatë ka edhe nga ata të cilët mendojnë se kjo është një lojë dhe se dinamika e ngjarjeve aty është tepër reale në kuzhinat e mëdha, ku përgjegjësia është e lartë. 

Një show që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve na fton të premten tjetër, për plot situata që deri më sot..vështirë se i kemi parë në ndonjë ekran tjetër! 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit