I keni parasysh ato situatat në familje kur dikush ka ditëlindjen dhe fëmijët janë në rresht të parë për të fikur qirinjtë e tortës edhe pse nuk janë ata protagonistët  e festës? Në tortën e ditëlindjes së Lori Hoxhës, nuk kishte qirinj, por kishte luleshtrydhe e macarons, megjithate kjo nuk e ndaloj London Noor, djalin e Sarës dhe Ledionit të shkonte me vrap drejt saj dhe tezja e ka fotografuar duke ‘rrëmbyer’ një luleshtrydhe.

‘Nuk e kisha menduar ndonjëherë që ky kokëkuqi këtë do të ishte dhurata më e bukur në çdo ditëlindje’ ka shkruar Lori krah fotos. E kujt i bëhet vonë për tortën kur ke një dhuratë të tillë? Pastaj, tortat dhe fëmijët do të jenë gjithmonë një binom i pandashëm.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit