Një ish-kuzhinier në kuzhinat mbretërore, Darren McGrady, ka zbuluar se Mbretëresha Elisabeth II  nuk është një hamëse shumë e madhe. Ndryshe nga burri Prince Phillip, i cili i pëlqen ushqimi i mirë dhe mund të konsumojë nga pak gjatë gjithë ditës.

Ja si është një ditë tipike e Mbretëreshës, përsa i takon ushqimit:

Mëngjes
Sipas Brian Hoey autori i “Në shtëpi me Mbretëreshën”, madhëria e saj konsumon biskota dhe çaj pa sheqer.

Dreka
Më e zakonshmja është peshk dhe perime. Spinaqi i lëngshëm dhe kumbullat nuk mungojnë.

Pasdite
Një çaj. Nga të ëmblat preferon mjaltin dhe tortë xhenxhefili. Gjithashtu edhe sanduiçat e vegjël, në formën e një peni (monedhave të Anglisë), përbërë nga kastravecat klasike, salmoni i tymosur, vezë dhe proshutë.

Darka
Ushqimi i mbrëmjes për Mbretëreshën do të ishte salmon, pjeshkë të bardha të rritura në kështjellën Windsor si dhe luleshtrydhe. Në fund një gotë martini ose shampanjë nuk është asnjëherë e tepërt.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit