Janë disa vende ku mikrobet shtohen, të cilat duhet të pastrohen më mirë gjatë sezonit të gripit. Specialistët e higjienës specifikojnë çfarë kujdesi të tregoni me to.

Rubinetat
Rubinetat janë pjesët më të pista, në kuzhinë dhe në banjo, sepse ne i prekim me duar të pista. Ndaj ato janë një nga transportuesit kryesorë të baktereve dhe viruseve të gripit, që shkaktojnë edhe sëmundje të tjera. Plus, rubinetat janë edhe pikat më të nxehta për të transportuar mykun, bakteret e salmonelës dhe E.Colit. Pastroni çdo ditë rubinetat, nga sipër dhe poshtë me spraj dizinfektues ose me pastrues të tjerë, sepse aty ka gjithnjë mikrobe.

Mbajtësit e furçave të dhëmbëve
Një studim zbuloi se ato mbajnë shumë mikrobe. Për t’i pastruar mund t’i vendosni në pjatalarëse ose lajini me dorë me ujë të nxehtë dhe sapun një herë ose dy herë në javë. Dhe nëse dikush në shtëpinë tuaj është i sëmurë, mbajeni furçën e tij të dhëmbëve të ndarë nga pjesa tjetër e furçave. Nëse ju prekni mikrobet e gripit ose të të ftohtit dhe pastaj prekni gojën tuaj, hundën apo sytë, ju mund të jeni pacienti i ardhshëm.

Lodrat plastike
Fëmijët mund të marrin deri në 8 ftohje në vit dhe mikrobet mund të përhapen me lehtësi në lodrat e tyre. Pastroni lodrat në fund të çdo muaji dhe kur të fëmijët të sëmuren, pastrojini edhe më shpesh. Ju mund të vrisni shumë baktere dhe viruse në lodrat plastike duke i larë ato me sapun dhe ujë të ngrohtë. Por mund të përdorni edhe pastrues të tjerë, ose dizinfektantë.

Smartfonët
Smartfonët dhe tabletat qarkullojnë më lehtë nëpërmjet tyre. Pasi qelqi i ekranit që prekin majat e gishtave tuaj, edhe pse është ‘i zgjuar’, nuk është aq i pastër, sidomos gjatë sezonit të gripit dhe atij të dimrit. Ju mund të blini peceta speciale ose kontrolloni udhëzimet për mënyrën më të mirë që ekziston për të pastruar ekranin e smartfonit tuaj. Gjithashtu, informohuni në lidhje me pajisjet që përdorin dritën UV për të dizinfektuar aksesorët tuaj.

Telekomadat dhe tastierat
Mikrobet e gripit dhe të të ftohtit kanë tendencë të jetojnë më gjatë në plastikë dhe sipërfaqet e tjera të vështira për t’u pastruar. E tillë është edhe telekomanda, që nuk pastrohet shpesh. Për të pastruar atë, së pari hiqni mbeturinat me një furçë dhëmbësh të thatë. Pastaj përdorni një tampon pambuku apo pak pambuku me pak dizinfektant dhe pastrojeni telekomandën me kujdes. Ju mund të përdorni të njëjtën metodë në tastierën e kompjuterit.

Tavolina e punës
Në zyra qarkullojnë shumë lloje mikrobesh. Njerëzit i marrin ato me vete në shtëpi, në autobus, ose kur çojnë fëmijët në shkollë dhe më pas i sjellin në punë. Nuk ndodh asgjë e keqe nëse e pastroni tavolinën tuaj rregullisht, aq më tepër kur të tjerët rreth e rrotull mund të jenë ftohur apo po kalojnë një grip. Këto viruse mund të jetojnë në shumë sipërfaqe, deri në 8 orë.

Seriozisht, lani duart 
Edhe në qoftë se ju mbani pastër çdo gjë rreth jush, larja e duarve tuaja është ende një nga mënyrat më të sigurta për të ulur shanset që ju të sëmureni me grip ose me të ftohur. Fërkoni duart tuaja së bashku me sapunin për të paktën 20 sekonda para se t’i shpëlani - mos harroni kurrizin e duarve, në mes të gishtave dhe poshtë thonjve tuaj. Përdorni një dizinfektant për duar me të paktën 60% alkool, nëse nuk keni mundësi që të lani duart shpesh.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit