Në një intervistë të pazakontë për të famshmen revistën: “Vogue” ylli i muzikës Beyonce ka folur ndër të tjerash edhe për komplikacionet me shtatzëninë e dytë. Ajo solli në jetë dy binjakë, Rumi dhe Sir me anë të një lindjeje çezariane.

“Arrita peshën 100 kilogramë, isha fryrë për shkak të toksemisë. Për një muaj nuk lëviza nga shtrati pasi shëndeti im dhe i fëmijëve ishte në rrezik”.

Beyonce shprehet se pas lindjes së dytë, trupi i saj ka ndryshuar dhe u desh ta pranonte këtë. Sot krahët, gjoksi, shpatullat dhe këmbët janë më të mbushura sipas saj.

“ Nuk jam nxituar për tu dobësuar menjëherë sepse kjo më bën unike” është shprehur Beyonce.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit