Që ushqimi është një kënaqësitë më të mëdha të jetës, kjo nuk ka vend për diskutime. Por sigurisht, jo të gjithë e shijojnë njësoj. Ka nga ata të cilët mendojnë se restoranti më i mirë në botë është shtëpia, e ndërsa të tjerë, e lënë veten totalisht të lirë për të eksploruar kuzhinat që ofrohen nëpër lokale të ndryshme.

E keni menduar ndonjëherë se njerëzit e cilit qytet shpenzojnë më shumë kohë dhe para nëpër restorante në vendin tonë? Padyshim që në mendje ju vjen Tirana, si kryeqytet, por jo. Rekordin për shpenzimet më të larta në restorante dhe hotele e mban Shkodra.

Sipas të dhënave në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017, të publikuar në Monitor, shpenzimet për restorante dhe hotele ishin sa 9.5 e totalit të shpenzimeve. Madje, interesant është fakti se shpenzimet për restorante në Shkodër janë edhe më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ku sipas të dhënave të Eurostat zinin rreth 8% në totalin e shpenzimeve të familjeve.

Alternativat që ofron relieve në zonat përreth, i bën qytetarët të tundohen më tepër drejt argëtimit. Pas Shkodrës,në radhë ishte Berati, Fieri, Lezha e ndërsa në vendin e 5-të renditej Tirana. Jo më kot, historikisht shkodranët janë shquar për dashurinë ndaj jetës së mirë dhe qejfit!

Marrë nga Anabelmagazine.com