Artriti reumatoid prek miliona njerëz në të gjithë botën. Është një lloj sëmundjeje që prek kyçet dhe mund të trashëgohet gjenetikisht. Prek bërrylat, gishtërinjtë, gjunjët, nofullat, madje dhe ijet. Artriti shpesh jep dhimbje, sidomos kur kyçet tentojnë të përfshihen nga inflamacioni. Kur ënjtja e tyre nuk trajtohet, mund të çojë në deformime në afat të gjatë. Për fat të mirë, ka medikamente të ndryshme natyrale që mund të ndihmojnë në trajtimin e simptomave. Më poshtë po ju prezantojmë me disa trajtime në kushte shtëpie të kulturës indiane.

Terapia e ujit

Një medikament që do t’ju ndihmojë të përballeni me inflamacionin dhe dhimbjet e shkaktuara nga artriti reumatoid, është terapia e ujit. Në këtë terapi, ju do të jeni të zhytur në ujë të ngrohtë për një orë. Temperatura e ujit duhet të ruhet 35 gradë. Mund ta bëni këtë sa herë që kyçet tuaja janë të përfshira nga inflamacioni ose doni të shpëtoni nga dhimbjet.

Shafrani

Një tjetër mënyrë për të ndihmuar në zvogëlimin e inflamacionit dhe dhimbjeve të kyçeve është shafrani i Indisë. Ai përmban kurkumin, një agjent i njohur për luftën ndaj inflamacionit, dhimbjeve dhe formacioneve të ngurta që mudn të jenë prezente në kyçet tuaja. Shtoni shafran në vaktet tuaja ose bëni një melhem në formë paste dhe aplikojeni direkt tek kycet e prekura.

Aloe vera

Aloe Vera është gjithashtu e dobishme në luftën e Inflamacionit, madje dhe të dhimbjes duke përshpejtuar procesin e shërimit. Pirja e lëngut të aloes mund të ndihmojë jgithashtu në përmirësimin e sistemit tuaj imunitar, çka mbron kyçet tuaja nga procecsi i ngurtëzimit gjithashtu. Një tjetër plus për aloe veran është se ndihmonë në rigjenerimin e trupit tuaj ndaj çdo dëmtimi që ka ndodhur.

Borsat me ujë të nxehtë

Temepraturat e lartë mund të ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes në kyçet e prekura nga artriti reumatoid. Merrni një borsë dhe mbusheni me ujë të nxehtë. Venosesni në kyçin e prekur nga inflamacioni dhe masazhojeni herë pas here në mënyrë që të lejoni nxehtësinë të depërtojë në kyçe. Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e ënjtjes dhe nga ana tjetër dhimbjet mund të zhduken.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit