Profesor Artan Fuga përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tërheq vëmendjen drejt një problematike tepër shqetësuese të vendit tonë: Atë të plehrave!

Përmes një teksti dhe tri fotove, Profesori i nderuar rendit disa problematika të tilla si" kultura e banorëve që lë për të dëshiruar, aromat e papërballueshme apo trupat e pastrimit që gjithnjë e më rradhë hyjnë në lagje.

Fuga nuk nguron të bëjë një apel jo vetëm ndaj bashkëqytetarëve të tij, por edhe ndaj institucioneve përkatëse që të mbajnë pastër qytetin tonë, që siç e quan ai, është shumë i pisët!

Më poshtë statusi i plotë i profesor Fugës:

Qyteti im dikur i dashur, Pis!

Për të ardhur keq me plehrat në qytetin tim.

Kultura e një pjese të banorëve lë për të dëshiruar! 
Kazanët e plehrave shumë larg banesave. 
Koshat e plehrave nëpër rrugë shpesh shumë të vegjël
Higjena dhe dizifenktimi i vendeve të plehrave në ditë të hallit, vjen një aromë e papërballueshme. 
Larja me ujë e rrugëve është harruar. 
Dizifenktimi i fundeve të trotuareve as bëhet fjalë. 
Trupat e pastrimit hyjnë rrallë e më rrallë nëpër lagje
Makinat e mbledhjes të plehrave shumë të mëdha nuk hyjnë dot nëpër lagje.
Karrocat vogla me mbledhës plehrash nuk shihen më. 
Orare për të ditur se kur mblidhen plehra nuk bëhet fjalë. 
Kazane ku të seleksionohen plehrat plastike, qelqi, letre, nuk funksionojnë.

Pak vëmendje ju lutem bashkëqytetas, bashkiakë, këshilltarë, ta mbajnë pastër qytetin tonë shumë të pisët!

Qyteti im pis! 
Qyteti im pisanjos!

Marrë nga faqja zyrtare në Facebook i Profesor dhe Akademikut Artan Fuga.
Redaktoi: Stafi Shije
Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit