Sigurisht, është shumë e rëndësishme të lani duart. Por problemi më i madh, të paktën në Perëndim është se prindërit kanë vendosur ta marrin shumë seriozisht këtë çështje dhe të mbajnë gjithçka shumë të pastër.

Shkenca moderne tregon se  largimi i organizmave të vegjël të quajtura mikrobe me dezinfektantë duarsh, sapunë antibakterialë dhe overdoza antibiotikësh po shkakton një ndikim të tmerrshëm negativ në sistemin imiunitar të fëmijëve tanë, konfirmon mikrobiologjia Marie-Claire Arrieta, bashkëautore e një libri me titull “Let Man Dirt: të shpëtojmë fëmijët tanë nga një botë e obsesionuar”.

Ekspertët besojnë se ky ekzagjerim në pastrim ndikon në një seri sëmundjesh kronike që variojnë nga alergjitë, deri tek obeziteti. Marie-Claire Arrieta shpjegon se kur lindim, nuk kemi mikrobe.

Sistemi ynë imunitar është i pazhvilluar. Por sapo mikrobet hyjnë në veprim, aktivizojnë sistemin tonë imunitar i cili fillon të funksionojë siç duhet. Higjiena e tepërt është një hipotezë që shpjegon pse alergjitë, obeziteti dhe sëmundjet inflamatore janë në rritje. Ky shpjegim megjithatë, nuk është vetëm gjenetik, sipas Marie-Claire Arrieta.

Hulumtimet kanë treguar vazhdimisht se kjo mungesë  ekspozimi ndaj mikrobeve po ndikon në shfaqjen e këtyre sëmundjeve. Shkencëtarët besojnë se ky ekspozim i hershëm në jetën tonë, është i domosdoshëm për sistemin tonë imunitar që të formohet si duhet dhe eventualisht për të parandaluar zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Një prej këtyre të dhënave tregon se fëmijët që rriten në një mjedis rual kanë më pak gjasa të zhvillojnë astmë, sipas dëshmive epidemiologjike. Sigurisht, nuk po ju themi të mblidhni gjërat dhe të shkoni të jetoni në fermë, por ajo që sugjeron studimi është se jetesa në një mjedis të paekzagjeruar me higjienën është më e mirë.

E njëjta logjikë vlen edhe për avantazhin e të pasurit një kafshë shtëpiake, veçanërisht një qen. Studimet kanë treguar gjithashtu se pastrimi i çdo gjëje që fut fëmija në gojë, rrit shanset e astmës. Madje, shanset e prekjes nga astma zvogëlohen nëse biberoni pastrohet nga goja e prindërve.

Sigurisht, higjiena është esenciale për shëndetin tonë. Nuk do të thotë që s’duhet të lajmë duart. Sigurisht që duhet t’i lajmë pas ngrënies dhe pasi shkojmë në tualet, por jo pas çdo gjëje ë prekim.

Kështu që nëse fëmija juaj është në oborr duke luajtur me dhe, s’keni pse ia hiqni nga duart. Duhet të ketë një ekiulibër mes parandalimit të infeksioneve, i cili është ende një kërcënim real në shoqëri, por gjithashtu promovoni ekspozimin mikrobik, i cili, për studiuesit, është i shëndetshëm.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit