Një nga çelësat për të jetuar një stil të shëndetshëm jetese, është të menaxhoni urinë tuaj.

Nëse jeni duke u përpjekur për të djegur yndyrë dhe duke ngrënë në mënyrë të tillë që të ndjeni brejtje urie gjatë gjithë kohës, ndoshta nuk do të keni sukses në përpjekjet tuaja afatgjata.

 Këtu janë 9 mënyra për të kontrolluar dëshirën për të ngrënë:

  1. Flini 7-9 orë gjumë.
  2. Pini vetëm një kafe në ditë
  3. Nëse ju shkon mendja për pije të gazuara, konsumoni vetëm ujin me gaz.
  4. Fokusohuni për të marrë sa më shumë fibra gjatë ditës, përmes ushqimeve.
  5. Hani ushqime pikante, pa e kaluar masën dhe jo më shumë se dy herë në javë.
  6. Hani yndyrna të shëndetshme, për shembull përmes avokados.
  7. Stërvituni rregullisht tri herë në javë.
  8. Hani shumë perime.
  9. Duhet të përpiqeni të merrni proteina në çdo vakt.

 Ju do të vini re se shumë prej tyre janë shtylla themelore të stilit të jetesës.

Kontrollimi i urisë ka të bëjë me ushqyerjen e trupit në një mënyrë më të qëllimshme. Kur kjo mënyrë e të ushqyerit bëhet e natyrshme, do të shikoni që ndjenja e urisë do të fillojë të vetërrëgullohet.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit