Jeni kuriozë të dini sesi përgatitet qumështori me petë dhe sherbet? Jeni në vendin e duhur.
Shije ju tregon hap pas hapi sesi ta realizoni dhe në fund ta shijoni nga duart tuaja këtë recetë që na kënaq stomakun... 

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 2 lugë gjelle miell misri
  • 1 lugë gjelle miell gruri ose ermik
  • 150 gr gjalpë
  • 2 filxhanë qumësht
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 1 bustinë vanilje

Shërbeti:

  • 1 gotë ujë
  • ¾ sheqer
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 shkop kanelle
  • 1 fetë limon + cipë limoni

Përgatitja:

  • Fillimisht përgatisim sherbetin duke e lenë të ziejë për 4-5 minuta. Pasi sherbeti të ftohet pak dhe të jetë i vakët shtojmë mjaltin. Ndërkohë rrahim vezët me gjysmën e sasisë së sheqerit derisa vezët të zbardhen dhe të rrisin volumin.
  • Vendosim qumështin të ngrohet, ndërkohë përziejmë dy llojet e miellit së bashku me sheqerin e mbetur dhe me një bustinë vanilje dhe i shtojmë tek qumështi duke i trazuar mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Në fund shtojmë një lugë gjalpë.
  • E lemë qumështorin të ftohet pak dhe më pas e përziejmë me vezët e rrahura me sheqer.
  • Shtrojmë 4 petë në një tavë të lyer me pak gjalpë, hedhim masën e përgatitur dhe e mbulojmë më pas me 4 petë të tjera të spërkatura me pak gjalpë.
  • E presim qumështorin dhe e vendosim në furrë në temperaturën 170 gradë Celsius për 1 orë. Pasi qumështori të jetë pjekur e sherbetosim.

Receta realizuar nga Zonja Katerina/Marrë nga balkanweb.com