Vetëm 1 ditë na ndan nga 31 tetori, festa e famshme e Halloweenit e cila po gjen një përhapje të gjerë edhe në vendin tonë. Ajo çka ja shton më shumë lezetin natës së shtrigave është edhe shndërrimi në personazhe të frikshëm, por edhe të njohur njëkohësisht.

Për tu maskuar si të tillë, nuk është nevoja të shpenzoni shumë. Me një penel, disa lapësa, buzëkuq apo pluhur të bardhë ju do të arrini me të vërtetë t’i frikësoni të tjerët.

Shije ka përzgjedhur disa nga personazhet e famshme, të tillë si Roza Lati, Robert Berisha, Monika Lubonja, Jon Gjebra me të fejuarën Merlin Haxhiymeri, Valbona Selimllari, Kledi Kadiu apo Robert Aliaj të cilët me disa elemente fine, maska apo veshje të errëta e ekstravagante përcjellin notat e kësaj nate vampirash e shpirtrash të këqij.

Nëse edhe ju po vrisni mendjen sesi të shëndërroheni për Halloween Vip-at tanë sapo jua dhanë një ide. Juve ju takon të mos kini komplekse dhe të bëni ç’ është e mundur për të qenë brenda filozofisë së kësaj dite, nëse me të vërtetë keni vendosur ta festoni!

Mos harroni se natën e 31 tetorit nuk ka kufi mes botës së të gjallëve dhe vdekurve!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit