"E lumtur! Nga festa dje e Mias sime të shtrenjtë, që tani formon tre gishta për të treguar moshën e saj!" 

Kështu është shprehur moderatorja Rudina Magjistari teksa përkrah ka ndarë me ndjekësit tortën e ditëlindjes së vajzës së saj, me një “arkitekturë” krejtësisht të veçantë.

Një tortë jo nga ato me personazhe vizatimorë siç shpesh i duan fëmijët, as me ngjyrë rozë apo blu, por një ëmbëlsirë e rafinuar ku mbizotëron e bardha dhe e bronzta në krye.

"Lupa" e Shijes, vuri re tri qirinj tradicionalë që janë vendosur në mes, por edhe numri 3, nuk mund të mos mungonte.

Të shumta kanë qenë urimet ndaj Mias, prandaj edhe Shije i bashkohet duke i uruar edhe 100 vite të tjera princeshës së vogël! 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit