Farat e avokados kanë veti baktericide dhe fungicide. Kjo do të thotë se ato janë në gjendje të neutralizojnë mikroorganizmat e dëmshëm. Përveç kësaj, farat e avokados përmbajnë saponina që nxisin metabolizmin tonë dhe ndihmojnë trupin të heqë qafe kolesterolin "e keq".

Përveç kësaj, farat përmbajnë kalcium, magnez, dhe vitaminë C. Është shumë e rekomandueshme që t’i përdorni farat e avokados si një produkt kozmetik ose shtojcë ushqimore.

Falë efektit të tyre antibakterial, farat e avokados kanë një ndikim të mirë në ngjyrën tonë të lëkurës dhe shëndetin e flokëve. Për të përdorur farat duhet t’i hiqni fillimisht cipën kafe. Më pas pjesën e brendshme e grini imët me një rende dore. E lini të thahet për të paktën 20 minuta.

Si ta përdorni për fytyrën?

  • Bashkoni pluhurin e farës së avokados, me një lugë gjelle argjilë. Shtoni pak ujë dhe e trazoni mirë derisa të bëhet një pastë.
  • Aplikojeni në fytyrë, duke shmangur zonën e syve. Pas 15 minutash, lani fytyrën dhe aplikoni një krem ​​hidratues.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit