Ja që me pak kosto, me anë të recetave që Shije ju propozon, mund të përgatisni pjata praktike e shumë të shijshme duke marrë parasysh edhe ritmin intensive të jetesës tanimë.

Hidhini një sy recetës së makaronave me hudhra e vaj ulliri.

Përbërësit:

  • 225 gram spaghetti
  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 4 thelpi hudhra
  • 1/2  lugë kafe me spec djegës të grië imët
  • pak majdanoz
  • kripë

Përgatitja:

  • Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni makaronat për të zierë.
  • Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqni hudhrat. Shtoni specin djegës dhe i lini përreth 3 minuta.
  • Shtoni një gotë ujë nga lëngu i makaronave në tigan. Trazojeni mirë dhe tani është koha të shtoni makaronat. I përzieni përreth 5 minuta.
  • Në fund shtoni majdanozin dhe e shërbeni të ngrohtë.

Kanë një shije fantastike apo jo?

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit