Meghan Markle, Dukesha e Sussex është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe të ‘Royal Baby’ të ardhshëm, kështu që përveç një sërë rregullash të protokollit mbretëror të cilat duhet t’i ndjekë që kur ka hyrë në atë familje, tani që është shtatzënë i shtohen dhe ca të reja: ato ushqimore, të sugjeruara nga mjekët dhe ekspertët e nutricionit.

Dihet në fakt, që kur një grua është shtatzënë, ka një ‘listë të zezë’ ushqimesh të cilat nuk mund t’i hajë për mos të rrezikuar shëndetin e saj dhe mbi të gjitha të fetusit. Përveç të tjerash, Meghan duhet të mbajë dorën me rregullat e dietës dhe më poshtë, është një listë ushqimesh nga e cila, sipas Vanity Fari, ndoshta jo vetëm Meghan, por të gjitha gratë shtatzënë duhet të heqin dorë.

Mishi krudo

Shtatzënia dobëson sistemin imunitar të një gruaje, duke e ekspozuar ndaj një risku këtë madh për t’u prekur nga sëmundjet me origjinë ushqimore si histeria për shembull, e cila në shtatzëni mund të shfaqet në forma shumë të rënda duke çuar deri në lindje të parakohshme. Për pasojë, nënave të reja u këshillohet të evitojnë të gjithë mishrat krudo ose të pagatuara mirë. Megjithatë, Meghan ndjek një dietë me bazë perimesh kryesisht, kështu që ky nuk do të jetë një problem.

Hamburger

Pavarësisht dietës vegjetariane të Meghan, që kur ka mbetur shtatzënë, nepsi i saj për hamburger është rritur. Edhe pse vitaminat B12 që gjenden tek mishi i kuq janë shumë të rëndësishme në shtatzëni, nuk preferohet të merret mishi i hamburgerëve pasi qoftet mund të jenë të papjekura mirë duke rrezikuar sëmundje me origjinë ushqimore.

Sushi

Edhe peshqit krudo apo frutat e detit mund të përmbajnë baktere të rrezikshme ushimore, prandaj rekomandohen pjata peshku të gatuara të paktën me 70 gradë.

Djathrat e butë

Duke qenë se djathrat e butë tentojnë të bëhen me qumësht jo të pasterizuar, nuk këshillohen në shtatzëni dhe Meghan do ta ketë pak të vështirë duke qenë se sallata me djathë feta dhe shalqi është e preferuara e saj.

Bimët aromatike të freskëta të pa lara

E dimë që Meghan e adhuron menten, sidomos tek sallata me shalqi dhe djathë feta që përmendëm më lart, por nën gjethet e tyre mund të fshihen shumë baktere që shkaktojnë sëmundje me origjinë ushqimore.

Embrionet e grurit

Meghan i adhuron embrionet e grurit në sallata si pjesë e dietës së saj bimore, por nuk mund t’i përdorë gjatë shtatzënisë sepse mund të shkaktojnë toksikime ushqimore. Në këtë grup përshihen edhe tërfili, soja jeshile dhe embrionet e repave.

Vezët jo të ziera mirë

Vezët janë një ndër burimet kryesore të acidit folik, shumë i rëndëishëm për zhvillimin e fëmijës, por duhen gatuar në të paktën 75 gradë për të luftuar salmonelën, një bakter i cili mund t’i bëjë keq nënës, por nuk ka efekte të rënda tek fëmija.

Alkool

Meghan i pëlqen shumë zabaione me rum, por pijet alkoolike janë të ndaluara dhe të rrezikshme për fetusin.

Lëngjet me fruta të paqëruara

Bakteret që ndodhen në lëkurën e frutave apo perimeve të cilat futen në blender për t’u shtrydhur, mund të kalojnë në brendësi të tyre dhe mund të shfaqen komplikacione si toxoplasma, një bakter që ndodhet tek frutat dhe perimet e palara. Shkakton dëme si tek nëna, ashtu dhe tek fëmija.

Çaji i tepërt

Edhe pse qëkur është martuar me princin Harry, Dukesha e ka si zakon pirjen e çajit, gjatë shtatzënisë: çaji përmban kafeinë. Një filxhan përmban 47 mg, e njëjta sasi që gjende në gjysmë filxhani kafe. Edhe pse nuk janë të qarta efektet e kafeinës, nuk rekomandohet të merret më shumë se 200 mg në ditë, kështu që Meghan nuk mund të marrë më shumë se tre-katër filxhanë.

Sallamet dhe proshutat

Meghan është shprehur që ka një problem me nepsin e mesnatës dhe do një vakt të vogël në atë orë. Por sallamet dhe proshutat nuk rekomandohen absolutisht, sidomos të pagatuara për shkak të mikrobeve që përmbajnë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit