Tanimë për të shijuar tortillat nuk është e thënë të shkoni patjetër në restorant.

Shije jua thjeshtëson punën duke ju treguar hapat e përgatitjes së tyre.

Përbërësit:

  • 390 gram miell
  • 8 gram kripë
  • 60 gram vaj vegjetal
  • 10 gram maja birre
  • një lugë kripë
  • 250 ml ujë të vakët

Përgatitja:

  • Kombinoni në një enë majanë, pak ujë dhe vajin vegjetal.
  • Shtoni miellin, kripën dhe e trazoni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
  • I ndani në 12 kuleçë dhe i lini të pushojnë për disa minuta.
  • I hapni kuleçët në formë rrethore dhe i skuqni në vajin e nxehur më parë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit