Shtrëngimi i dorës tregon shumë për ju dhe për personin që keni përballë: ja si ta interpretosh!

Kur tjetri ta jep dorën në mënyrë të mbledhur: Ky shtrëngim i duarve flet për një personalitet të padeshifrueshëm dhe të paqartë, si dhe transmeton një farë nënshtrimi dhe energjie fals. Në përgjithësi nuk vlerësohet.

Kur tjetri të shtrëngon dorën aq sa gati të dhemb: Ky shtrëngim i fortë do të transmetojë siguri dhe pozitivistet, por në të njëjtën kohë mund të flasë për agresivitet dhe nuk është fre e këndshme për personin që i jepet dora kështu.

Dhënia e dorës vetëm me majën e gishtave. Kjo quhet dhënia formale e  dorës dhe tjetri të zgjat vetëm majën e gishtave ose gjithë dorën dhe bën pak mbrapa. Kjo dhënie transmeton distancë, fodullëk dhe interes të ulët për të ndërtuar marrëdhënie me tjetrin.

Mbajtja e zgjatur e dorës. Dhënia korrekte e dorës nuk duhet të zgjasë më shumë se katër/pesë sekonda, me maksimalisht tre lëkundje. Nëse tejkalohet kjo kohë, ose ky numër lëkundjesh, kjo dhënie dore mund të jetë e detyruar dhe të kërkojë ndërhyrje.

Shtrëngimi sanduiç. Quhet ndryshe i dyfishtë, sepse dora e tjetrit jepet me të dy duart, komunikon dashuri dhe pjesëmarrje. Është një mënyrë xhentile për t’u vënë theksin zonave të kontaktit fizik.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit