Supë me bizele dhe spinaq është ajo çka i duhet trupit tuaj këto kohë.

Ja receta për përgatitjen e saj. Shijojeni! 

Përbërësit:

  • 200 g bizele 
  • 700 g spinaq
  • 1 qepë e kuqe
  • 2 karrota
  • 3 domate të thara
  • 1.5 l lëng perimesh ose uji me të cilin keni gatuar spinaqin
  • majdanoz
  • spec djegës i bluar
  • 2 thelpinj hudhra
  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri
  • piper dhe kripë
  • 100 ml verë e bardhë
  • lëng limoni

Përgatitja:

  • Ziejini bizelet dhe një pjesë të tyre bëjini pure. Ziejeni pak spinaqin në ujë me kripë.Prisni dhe qepët në kuba të vegjël dhe gatuajini në tiganin e thellë me piper, në vaj ulliri duke shtuar dhe hudhrat.
  • Kur qepët të kenë marrë ngjyrë kafe, shtoni verë të bardhë dhe domatet e qëruara. Shtoni bizelet dhe spinaqin në supë si dhe ujin në të cilin është zier spinaqi, nëse është e nevojshme.
  • Lëreni supën të vlojë dhe më pas shtoni majdanoz, vaj ulliri dhe lëng limoni.

Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e nutricionistes Anila Kalleshi