E kush do të ishte ai që do të prekte punë shtëpie me dorë, nëse këto të fundit do të bëheshin vetë ? Ehh atë e dimë, punët e shtëpisë nuk bëhen vetë dhe jo të gjithë kanë mundësinë të punësojnë një person që t’i bëjë punët e shtëpisë për ta! 

Megjithatë do të gjeni ngushëllim më poshtë! Të punuarit në shtëpi, djeg kalori! Quajeni si një stërvitje! Dikush shkon në palestër e paguan dikë për t’i bërë punët e shtëpisë, ju nga shtëpia, pa harxhuar asnjë lekë dhe vendin ku jetoni e pastroni dhe vini në formë! Një studim i kryer nga website Plentific, rendin krahë punëve të shtëpisë kaloritë që do të digjte një person me peshë 68 kg. 

1. Nderja e rrobave – 171 kalori për orë.
2. Fshirja me fshesë – 269 kalori, që do të thotë që nëse fshini për 30 minuta digjni 135 kalori.
3. Lëvizja e mobilieve – 408 kalori, të barazvlefshme me sasinë që do të digjnit nëse do të luanit për 30 minuta tenis.
4. Të merresh me kopshtari – 339 kalori
5. Lyerja e një dhome – 306 kalori

Duke qenë se është një punë që zgjat zakonisht rreth katër orë atëherë ju digjni 1200 kalori/ Marrë nga Living