Lulelakra është një perime e çmuar, për vitaminat që përmban së bashku me kripërat minerale si dhe për faktin që bëhet fjalë për një perime të varfër në kalori, por me shumë nutrientë. E shkëlqyer për dietat dobësuese. Por lulelakra ka një tjetër veti unike: është shumë e përshtatshme në plot përdorime në kuzhinë.

Përbërësit:

  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë
  • 1 patate e madhe e grirë
  • 1 presh i grirë (vetëm pjesa e bardhë)
  • 1 lulekaër e madhe
  • 5 filxhana brodo perimesh
  • 1 filxhan pana
  • kripë e piper         

 

Përgatitja:

  • Nxehni vajin në një tenxhere dhe shtoni qepën, patatet dhe preshtë. Sapo të zbuten pak, shtoni dhe lulelakrën dhe brodon e perimeve.
  • Lëreini të ziejnë dhe prisni derisa lulelakra të zbutet. Tranferoni gjithçka në një frulator dhe frulojini derisa të merrni një krem homogjen.
  • Rivendoseni përsëri në zjarr, shtoni panën dhe lëreni edhe për 5-6 minuta.
  • Hidhini kripë e piper. Servireni në tryezë me pak vaj dhe piper të sapobluar.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit