Arsyeja për një shkëputje të gjatë nga rrjetet sociale mesa duket ka qenë shtatzënia e saj. 

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja Anjeza Shahini përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku krahas fotos që dukshëm dallohet barku i rrumbullakosur ajo shkruan:

“Does my BUMP look big in this. Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por siç e shikoni kam qenë pak e ngarkuar” .

Anjeza ka zbuluar gjithashtu për fansat se është 20 javëshe shtatzënë duke rrëmbyer kështu të gjitha urimet e ngrohta e dashamirëse prej tyre.

Shahini ka vite tashmë që është larguar nga Shqipëria dhe ka ndërtuar një jetë të re në Angli me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Me këtë rast edhe në të Shijes i urojmë Anjezës bekime dhe një shtatzëni të mbarë!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit