Që në fillim të ardhjes së vjeshtës, Shije i ka kushtuar një vëmendje të veçantë frutave që simbolizojnë këtë stinë, vlerat ushqyese që mbartin dhe ideve sesi mund t’i transformoni ato në receta të shijshme për veten dhe familjen.

Gështenjat, ky frut i tejmbushur me vlera ushqyese, përgjatë gjithë sezonit të tij duhet të jetë i pranishëm në tryezat tona të paktën tri herë në javë, mbi të gjitha kur ndihemi të stresuar apo të lodhur. Kjo sepse gjatë ngrënies së gështenjave, të pjekura apo të ziera, nuk marrim vetëm kënaqësinë e shijes, por edhe vlera të shumta energjike, të cilat na “karikojnë” shëndetshëm.

Shegët janë në mesin e frutave më të shëndetshme në tokë. Ato përmbajnë një varg komponentësh bimorë të dobishëm, të pakrahasueshëm me ushqime të tjera. Shumë studime kanë treguar se ata kanë përfitime të pabesueshme në trupin tuaj dhe ulin rrezikun e të gjitha llojeve të sëmundjeve.

Me një identitet të tillë, mandarina nuk mund të jetë veçse një aleat shumë i mirë në dietën e përditshme, për të ruajtur një formë të mirë, për të reduktuar stresin dhe për të pasur një shëndet të përgjithshëm. Është shumë i mirë për të luftuar të ftohurën. Përmban kalcium, potasium dhe fibra. Mandarina përdoret kryesisht për të stimuluar, rritur dhe fuqizuar metabolizimin, në luftë kundër kapsllëkut.

Në përfundim të gjithë këtyre vlerave që renditëm a mendoni se mund ti japim një përgjigje, pyetjes së Alketës në Instagram?

Diçka duhet ta dini me siguri: Secila prej tyre është një “mbretërëshe” në tavolinë dhe mungesa e tyre nuk ka justifikim!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit